Pjese e Bashkise Fier  jane keto objekte Monumente te Kultures

1 . Qyteti antik i Apolonisë                 POJAN

  1. Qyteti antik i Gurëzezës CAKRAN
  2. Kalaja e Gurëzezës CAKRAN
  3. Kalaja e Margëlliçit MARGELLIÇ
  4. Tempulli antik (Afërdita) SHTYLLAS
  5. Nekropoli antik KRYEGJATE-RADOSTINE
  6. Vendbanimi prehistorok

(neolitit i mesëm)                            CAKRAN

  1. Rënojat e vilës Romake

(Vila Rustika)                               PLUK

  1. Mozaiku                                     LEVAN
  2. Mozaiku LIBOFSHE
  3. Kulla e Pirgut

(shtrati   i vjetër, l.Seman )           NDERMENAS

12 .Diga : 1 dhe 2 (L.Gjanicë)          KRAPS

  1. Manastiri i Shën Mërisë POJAN
  2. Kisha e Shën Kozmait

dhe kisha e Shën Mërisë               KOLKONDAS

15.Kisha e Shën Kollit                      KURJAN

16.Kisha e Shën Gjergjit                   LIBOFSHE

17.Kisha e Shën Gjergjit                   STRUM

18.Kisha e Shën Kollit                      VANAJ

19.Kisha e Shën e Premtes                HOXHARE

  1. Banesa e Longarëve KRYEGJATE

 

  • Parku Arkeologjik i Apollonise .

 

Parku ndahet në zonën A dhe zonën B.Zona A perfshin Qytetin   antik me nje siperfaqe rreth  120 ha është i rrethuar me mur fortifikues rreth 4.5 km i gjatë, me arkitekturë greko-romake dhe bizantine. Zona B përfaqësohet nga territori ekstramural: nekropoli arkaik, helenistik dhe romak; tempuj dhe ndërtime private ekstramurale.Ky park  eshte me i madhi ne vendin tone ku ndodhen disa rrenoja mbreselenese te antikiteti shqiptar ku spikat qendra monumentale me Buleterionin e famshem .

 

Pjese e Bashkise Mallakaster jane keto objekte Monumente te Kultures me keto vendodhje :

  1. Qyteti Ilir i Bylisit ne fshatin Hekal.
  2. Kalaja e Klosit (Nikaja) ne fshatin Klos.
  3. Kisha e Bylisit (Gllavenica) ne qytetin e Ballshit.
  4. Varreza Ilire ne Bakaj ne komunen Aranitas.
  5. Varreza Mesjetare ndodhen tek lisat e Kalenjes ne Panahor.
  6. Shtepi karakteristike e Selim Shehaj fshati Kute .
  7. Kalaja e Matrengut(Kalamatrengu) ne fshatin Bejar .
  8. Varreza Mesjetare (Bregu I Kocit) ne Tatoshaj fshati Bejar.
  9. Shtepi e vjeter e para vitit 1840 ndodhet ne fshatin Bejar.
  10. Rripeza(ferra e SPOLLANIT) ndodhet midis Bejarit dhe Kute- Corrushit .
  11. Tumat ne Ngracie.
  12. Kalaja e Cfirit ne fshatin Cfir.

 

  • Parku Arkeologjik i Bylisit

 

Qyteti Ilir i Bylisit i vendosur në pllajën e një kodre prane fshatit të sotëm Hekal dikur shtrihej në një sipërfaqe  prej 30 ha, e cila mbrohej nga një mur rrethues me gjatësi 2.2 km, gjerësi 3.5 m dhe lartësi     8-9 m, i cili ende sot ruhet relativisht mirë. Muri rrethues ishte pajisur me hyrje dhe kulla të shumta mbrojtëse.

 

Parku kombetar i Divjakes –  Karavasta eshte pjese e Bashkise  Divjake dhe  eshte i perbere nga 4 laguna:

-Karavasta

-Godulla

-Godulla e Pishes

-Spiaxho

Laguna e Karavastase eshte me e madhja ne vendin tone dhe ne gjithe bregdetin jugor te Adriatikut me  nje siperfaqe prej 4330 ha, gjatesi 10.6 km, gjeresi 4.3 km dhe thellesi deri ne   1.5 m.

Pjese e lagunes se Karavastase eshte dhe Parku Kombetar “Pishat e Divjakes” e cila ka nje siperfaqe prej 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg Divjakes dhe 40 km largesi nga qyteti I Lushnjes.

Laguna e Karavastas eshte zone e mbrojtur nga RAMSAR .

 

Bashkia e Fierit ka një vijë bregdetare të admirueshme, e cila laget nga deti Adriatik.

 

Ajo ka 3 plazhe, tërësisht të virgjëra, 2 nga të cilat të frekuentuara masivisht.
1.        Plazhi Darëzezë dhe Pishporo
2.        Plazhi Seman
3. Plazhi Ndërnënas
Falë cilesive te ketyre plazheve , në veçanti ai i Darëzezës, Semanit dhe Pishporos, te cilat janë plazhe ideale, ku ndërthuret turizmi bregdetar, natyror, shëndetësor dhe i aventurës.