10 Nëntor, 2021 - In LIGJE

Neni 1
Objekti dhe qëllimi

1. Ky ligj rregullon të drejtën e njohjes me informacionin që prodhohet ose mbahet nga
autoritetet publike.
2. Rregullat e parashikuara në këtë ligj kanë për qëllim garantimin e njohjes së publikut me
informacion, në kuadër të ushtrimit të të drejtave dhe lirive të individit në praktikë, si dhe të
formimit të pikëpamjeve për gjendjen e shtetit e të shoqërisë.
3. Ky ligj ka për qëllim edhe nxitjen e integritetit, të transparencës e të përgjegjshmërisë së
autoriteteve publike.

Lini Komentin tuaj