Përgjegjës sektori (zyre )i Burimeve Njerëzore

Përgjegjësi sektori të Burimeve Njerëzore eshtë një funksion i rëndësishëm organizues dhe planifikues i detyrave të përditshme, për administrimin e shërbimit civil, disiplinën në punë, mirëmbajtjen dhe kontrollin e ambienteve të punës dhe vlerave materiale.

Përgjegjësi i sektorit të  Burimeve Njerëzore ka për detyrë dhënien e ndihmës juridike për të gjithë aktet e nxjerra nga Këshilli, Kryesia, Kryetari, administrata e Qarkut si dhe çdo institucion tjetër i Këshillit të Qarkut.

 

Përgjegjësi i sektorit të Burimeve Njerëzore është përgjegjës për:

  1. Drejtimin dhe kontrollin e sektorit të Burimeve Njerëzore.
  2. Marrjen e masave për krijimin e kushteve të duhura te punës për administratën.
  3. Ndjekjen dhe mbikqyrjen e strukturave të administratës që kanë të bëjnë me çështje të burimeve njerëzore e materiale.
  4. Drejtimin e sektorit të tij mbi bazën e parimeve të profesionalizmit, të pavarësisë dhe integritetit, të paanësisë politike, të transparencës, të shërbimit ndaj publikut, të vazhdimësisë së karrierës, të përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit
  5. Hartimin e planit mujor dhe vjetor të sektorit.
  6. Hartimin e raportit periodik dhe vjetor të veprimtarisë së sektorit .
  7. Vlerësimet periodike dhe vjetore të nëpunësve .
  8. Zbatimin dhe monitorimin e disiplinës në punë të nënpunësve të sektorit të tij.
  9. Organizimin dhe diskutimin e të gjitha P/akteve që nxjerr Kryetari me drejtorin dhe me subjektet e interesuara.
  10. Përfaqesimin e Kryetarit në marrëdhënie me të tretët kur një gjë e të tillë i delegohet me autorizim të veçantë nga Kryetari.
  11. Ndjek proçesin e përgatitjes së P/akteve nga drejtoria dhe institucionet e vartësisë.
  12. Realizimin e studimeve dhe propozimin e rregullave të brëndshme për administrimin efiçent të ambienteve të punës, paisjeve dhe vlerave materiale.
  13. Vlerësimin dhe parashikimin e nevojave për trajnime të administratës.
  14. Ndjekjen e zbatimit të rregullores së brëndshme dhe rregullave të etikës.
  15. Me planë të miratuar nga Kryetari organizon kontrollin e punës dhe veprimtarisë së drejtorisë dhe paraqet raport për përmirësimin e saj.

Gjithashtu Përgjegjësi i sektorit të Burimeve Njerëzore do të jetë përgjegjës për:

  1. Propozimin për ngritjen e komitetit ad-hoc për testimin e kandidatëve për në administratën e K.Qarkut.
  2. Shpalljen e vendit të lirë në administratën e Këshillit të Qarkut Fier.
  3. Hartimin e kërkesave të përgjithshme/veçanta që duhet të plotësojnë kandidatet për vendin e lirë.
  4. Shpalljen e konkurimit për pranimin në administratën e Këshillit të Qarkut.
  5. Përzgjedhjen e kandidatëve për t’ iu nënshtruar testimit për në administratën e K.Qarkut.
  6. Ndjekjen e proçedurave të vlerësimeve vjetore të rezultateve individuale në punë të administratës.
  7. Ndjekjen çdo ditë të prezencës në punë, disiplinës dhe rregullave të etikës së personelit.
  8. Hartimin e planit të lejeve të pushimit vjetor, ndjekjen dhe zbatimin e tij pas miratimit nga Kryetari.
  9. Dhënie informacioni Financës, lidhur me të dhënat e nevojshme për pagat, klasat, vjetërsinë në punë, masën e shpërblimit për funksionin, shkallën e vështirësisë në punë etj.
  10. Organizimin e proçesit të ngritjes në detyre të punonjësve të K.Qarkut.
  11. Organizimin e proçesit të dhënies së masave disiplinore.
  12. Krijimin dhe administrimin e Rregjistrit të Personelit.
  13. Mbajtjen, plotësimin dhe administrimin e dosjeve të personelit të K.Qarkut.
  14. Njoftimin e Kryetarin të K.Qarkut për rastet e konfliktit të interesit që mund të lindin nga emërimet e reja dhe për çdo konflikt interesi që konstaton në administratën e K.Qarkut.
  15. Këshillimin e punonjësit për përfshirjen e tyre në veprimtari të jashtme të lejueshme dhe jo të lejueshme.
  16. Përgatitjen e P/Termave të references (domosdoshmeria/qellimi, detyrat dhe përgjegjësitë, aftesitë dhe kualifikimet) për çdo vend pune në administratën e Këshillit të Qarkut.
  17. Propozimin e rregullave të brendshme për administrimin efiçent të ambienteve të punes, pajisjeve dhe vlerave materiale (aktiveve).
  18. Bashkëpunim me Përgjegjësin e Financës për të bërë çdo vit inventarizimin e ambienteve të punës, pajisjeve dhe vlerave materiale (aktiveve).
  19. Ushtrimin e kontrolleve jo më rrallë se një herë në 6 muaj (periodike të planifikuar dhe të veçantë) për:
  20. Mbajtjen, rregjistrimin, inventarizimin, administrimin dhe arkivimin e cdo dokumenti të krijuar nga Këshilli i Qarkut ose të ardhur në adresë të tij.
  21. Hedhjen e të dhenave, përditesimin (update) dhe bërjes së kopjes rezervë (back up) të arkivit elektronik të Këshillit të Qarkut.
  22. Shpejtësinë e gjetjes dhe saktësinë e të dhënave/dokumentave, dhe mënyrën e shërbimit ndaj personave fizikë/juridikë.
  23. Masat për ruajtjen teknologjike të dokumenteve.
  24. Vendosjen e mjeteve mbrojtëse nga zjarri.
  25. Masat mbrojtese nga rrezet e diellit, pluhuri dhe nga dëmtuesit e tjerë fizikë e biologjikë.
  26. Të përgatise kërkesat për komisionin e prokurimeve me vlera të vogla, që lidhen me bazën e nevojshme materiale, për mirëmbajtjen/riparimin e godinës, pajisjeve kompiuterike, të automjeteve, pajisjeve kancelarike etj.
  27. Të ndjekë proçedurat për pajisjen çdo vit të automjeteve me kontratën e sigurimeve, taksën e rregjistrimit, taksën e aksit rrugor dhe akt-kolaudimin.
  28. Të ndjekë proçedurat e plotësimit të fletë-udhëtimeve të lëvizjeve me makinë, të cilat duhet të jenë të firmosura nga drejtuesi i automjetit si dhe nënpunësi udhëtues.
  29. Të bëjë çdo muaj ne prezence të drejtuesit të automjetit rakordimin e karburantit të shpenzuar, duke perdorur kilometrazhin dhe normen e shpenzimit per/100 km.
  30. Marrjen e masave paraprake për vendosjen në vënde të posacme të mjeteve të shuarjes së zjarrit (fikësa me ujë, gaz karbonik, me shkumë, tretaklorur karboni, gaz karbonik etj.)
  31. Hartimin e programeve dhe planeve për trajnimin e administratës në rastet e emergjencave civile.
  32. Kryerjen e kontrolleve për masat mbrojtëse dhe parandaluese dhe zbatimin e tyre
  33. Hartimin e planit mujor/vjetor si dhe të raportit vjetor të veprimtarise së drejtorisë që drejton.
  34. Kryerjen e çdo detyre tjetër të parashikuar në aktet ligjore dhe nënligjore ose të kërkuar nga Kryetari

Përgjegjës sektori (zyre )i Ekonomisë dhe Financës.

    Përgjegjësi i sektorit të Ekonomisë dhe Financës  është përgjegjës për:

 

  1. Hartimin e planit te buxhetit dhe i politikave financiare per cdo program, aktivitet e ndermarrje dhe miratimi i tij ne Keshillin e Qarkut.
  2. Planifikimi i shpenzimeve.
  3. Analiza ekonomiko financiare e realizimit te buxhetit te Keshillit te Qarkut.
  4. Planifikimi i te ardhurave.
  5. Zberthimi i transfertes se pakushtezuar,si burim kryesor i te ardhurave, ne mbeshtetje te programeve dhe aktiviteteve te planifikuara.
  6. Analiza e realizimit te te ardhurave te veta per vitin financiar.
  7. Planifikimi i te ardhurave te veta per cdo ze mbi bazen e te dhenave te periudhave te meparshme dhe te akteve ligjore dhe nenligjore ne fuqi.
  8. Planifikimi i kontributit financiar te bashkive .
  9. Studimi i mundesive te reja per shtimin e burimeve te te ardhurave dhe perdorimi me efektivitet i tyre.
  10. Planifikimi i fondit te pagave.
  11. Planifikimi i rritjes te mundeshme te fondit te pages ne varesi te rritjes se burimeve te brendeshme financiare pa ulur nivelin e sherbimeve ndaj komunitetit krahasuar me nje vit me pare.

 

  1. Zbatimi i Buxhetit te Keshillit te Qarkut.
  2. Ndjekja e realizimit te shpenzimeve sipas struktures se miratuar dhe financimi i tyre brenda afateve te percaktuara me akte ligjore dhe nenligjore.
  3. Realizimi i situacioneve te shpenzimeve mujore dhe progresive.
  4. Analizat e realizimit te buxhetit per periudhat mujore e progresive dhe paraqitja e tyre ne Kryetari i Keshillit te Qarkut.Rakordimi i tyre me deget e thesarit dhe buxhetit ne rreth dhe dergimi i evidences se realizimit te buxhetit ne Ministrine e Brendshme.
  5. Realizimi i te ardhurave.
  6. Ndjekja e realizimit te te ardhurave sipas zerave te planifikuar per cdo muaj. Rakordimi me deget e thesarit te rretheve dhe celja e tyre sipas planit te percaktuar.
  7. Ndjekja e derdhjes se kontributit te bashkive e komunave sipas shumave te percaktuara.

 

  1. Realizimi i investimeve.
  2. Realizimi i financimit te investimeve sipas objekteve te miratuara ne planin e buxhetit, brenda afateve kohore te percaktuara.Zbatimi i ligjit per prokurimin publik dhe akteve ligjore e nenligjore ne fuqi. Analiza e faktoreve qe kane cuar ne mos respektimin e afateve dhe percaktimi i rrugeve te zgjidhjes per perfundimin e tyre.
  3. Kontrolli i kontabilitetit dhe nxjerja e llogarive financiare-Kontroll per rregjistrimet e dokumentacionit financiar ne librat kontabel.
  4. Rakordimi i kontabilitetit me situacionin e thesarit.
  5. Ne zbatim te Ligjit mbi kontabilitetin ne institucionet buxhetore do te hartohet bilanci kontabel dhe pasqyrat financiare deri ne fund te muajit shkurt te vitit pasardhes.
  6. Ndjekja e ndihmesa per organizimin e kontabilitetit ne ndermarjet e mirembajtjes se rrugeve rurale ne rrethe.
  7. Inventarizimi i kapitalit te Keshillit te Qarkut.
  8. Kontroll per mbajtjen e inventarit te kapitalit te Keshillit te Qarkut,sipas vendimeve perkatese dhe rregjistrimi i te gjitha ndryshimeve te mundeshme sipas rregullave.
  9. Për hartimin e rregjistrit të parashikimeve të prokurimeve publike