Thënë këtë,stafi i Këshillit të Qarkut Fier, nuk mund ta mbyllte 2021-shin pa shprehur vlerësime të merituara dhe falenderime të sinqerta.
E nisim me Ju të nderuar punonjës të Bashkive dhe stafe të shërbimit të Qarkut Fier. Serioziteti juaj për t’i shërbyer besimit qytetar u perkthye edhe këtë vit në punë të bukura dhe rezultate të vlerësueshme! 👏
Në vazhdimin e një historie të pambyllur pandemike, përgëzojmë punën e palodhur të të gjithë bluzëbardhëve (mjek 🥼, infermier 🩺e personel ndihmës). Lehtësimi për sa mundet i situates ishte së pari meritë e përkushtimit tuaj!
Nuk harrojmë mësuesit 👩‍🏫, gazetarët, forcat policore👨‍✈️, komunitet fetare dhe çdo profesion të nderuar që përgjatë një viti jo të thjeshtë ia dolën të kapërcejnë vështirësitë në dobi të interesit e nevojës së përbashkët.
I gëzohemi artistëve që vazhduan të na ushqejnë me të bukurën e artit 🎶 dhe duartrokasim rininë për vitalitetin që nuk ia zbehën as kufizimet!
Çdo shije që morrëm prej 2021, urojmë që viti i ardhshëm ta shumëfishoj drejt pozitives!

🥂 për shëndet, për ditë më të bukura, për shpresa të reja 🌄!

2022 JU GJETTË GËZUAR!

Previous NJOFTIM: Për thirrje e mbledhjes së Këshillit të Qarkut Fier