“PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SË KËSHILLIT TË QARKUT, FIER”.
Kjo rregullore u hartua në bazë të: Ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, Ligjin Nr.152/2013 “Për nënpunësin civil”i ndryshuar , Ligjit Nr. 9131 datë 08/09/2003 “Për Rregullat e etikës në Administratën Civile”, V.K.M Nr.306 datë 13/06/2000 “Për disiplinën në shërbimin civil”, Ligjit Nr.8485 datë 12/05/1999 ”Kodi i Proçedurave Administrative”, V.K.M. Nr. 511, datë 24/10/2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”, i ndryshuar me VKM Nr. 286 datë 02/04/2015 si dhe të Urdhërave, Udhëzimeve, akteve ligjore dhe atyre si derivate ligjor të organeve të pushtetit qëndror dhe të gjitha akteve administrative që sanksionon ligjshëmria e e funksionimit të administratës së pushtetit Vendor të Niveli të Dytë. Kjo rregullore e brendshme, e Administratës së Këshillit të Qarkut Fier, ka si qëllim konkretizimin ligjor të veprimtarisë së kësaj administrate dhe vënien e saj në shërbim të plotë të qytetarëve.
Adresa: Rr. Ramiz Aranitasi, Nr. 15, , Fier, Shqipëri
Hënë – Premte 08:00-16:00