Përgjegjës sektori (zyre )i Burimeve Njerëzore
Përgjegjësi sektori të Burimeve Njerëzore eshtë një funksion i rëndësishëm organizues dhe planifikues i detyrave të përditshme, për administrimin e shërbimit civil, disiplinën në punë, mirëmbajtjen dhe kontrollin e ambienteve të punës dhe vlerave materiale.
Përgjegjësi i sektorit të Burimeve Njerëzore ka për detyrë dhënien e ndihmës juridike për të gjithë aktet e nxjerra nga Këshilli, Kryesia, Kryetari, administrata e Qarkut si dhe çdo institucion tjetër i Këshillit të Qarkut.
Përgjegjësi i sektorit të Burimeve Njerëzore është përgjegjës për:
- Drejtimin dhe kontrollin e sektorit të Burimeve Njerëzore.
- Marrjen e masave për krijimin e kushteve të duhura te punës për administratën.
- Ndjekjen dhe mbikqyrjen e strukturave të administratës që kanë të bëjnë me çështje të burimeve njerëzore e materiale.
- Drejtimin e sektorit të tij mbi bazën e parimeve të profesionalizmit, të pavarësisë dhe integritetit, të paanësisë politike, të transparencës, të shërbimit ndaj publikut, të vazhdimësisë së karrierës, të përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit
- Hartimin e planit mujor dhe vjetor të sektorit.
- Hartimin e raportit periodik dhe vjetor të veprimtarisë së sektorit .
- Vlerësimet periodike dhe vjetore të nëpunësve .
- Zbatimin dhe monitorimin e disiplinës në punë të nënpunësve të sektorit të tij.
- Organizimin dhe diskutimin e të gjitha P/akteve që nxjerr Kryetari me drejtorin dhe me subjektet e interesuara.
- Përfaqesimin e Kryetarit në marrëdhënie me të tretët kur një gjë e të tillë i delegohet me autorizim të veçantë nga Kryetari.
- Ndjek proçesin e përgatitjes së P/akteve nga drejtoria dhe institucionet e vartësisë.
- Realizimin e studimeve dhe propozimin e rregullave të brëndshme për administrimin efiçent të ambienteve të punës, paisjeve dhe vlerave materiale.
- Vlerësimin dhe parashikimin e nevojave për trajnime të administratës.
- Ndjekjen e zbatimit të rregullores së brëndshme dhe rregullave të etikës.
- Me planë të miratuar nga Kryetari organizon kontrollin e punës dhe veprimtarisë së drejtorisë dhe paraqet raport për përmirësimin e saj.
Gjithashtu Përgjegjësi i sektorit të Burimeve Njerëzore do të jetë përgjegjës për:
- Propozimin për ngritjen e komitetit ad-hoc për testimin e kandidatëve për në administratën e K.Qarkut.
- Shpalljen e vendit të lirë në administratën e Këshillit të Qarkut Fier.
- Hartimin e kërkesave të përgjithshme/veçanta që duhet të plotësojnë kandidatet për vendin e lirë.
- Shpalljen e konkurimit për pranimin në administratën e Këshillit të Qarkut.
- Përzgjedhjen e kandidatëve për t’ iu nënshtruar testimit për në administratën e K.Qarkut.
- Ndjekjen e proçedurave të vlerësimeve vjetore të rezultateve individuale në punë të administratës.
- Ndjekjen çdo ditë të prezencës në punë, disiplinës dhe rregullave të etikës së personelit.
- Hartimin e planit të lejeve të pushimit vjetor, ndjekjen dhe zbatimin e tij pas miratimit nga Kryetari.
- Dhënie informacioni Financës, lidhur me të dhënat e nevojshme për pagat, klasat, vjetërsinë në punë, masën e shpërblimit për funksionin, shkallën e vështirësisë në punë etj.
- Organizimin e proçesit të ngritjes në detyre të punonjësve të K.Qarkut.
- Organizimin e proçesit të dhënies së masave disiplinore.
- Krijimin dhe administrimin e Rregjistrit të Personelit.
- Mbajtjen, plotësimin dhe administrimin e dosjeve të personelit të K.Qarkut.
- Njoftimin e Kryetarin të K.Qarkut për rastet e konfliktit të interesit që mund të lindin nga emërimet e reja dhe për çdo konflikt interesi që konstaton në administratën e K.Qarkut.
- Këshillimin e punonjësit për përfshirjen e tyre në veprimtari të jashtme të lejueshme dhe jo të lejueshme.
- Përgatitjen e P/Termave të references (domosdoshmeria/qellimi, detyrat dhe përgjegjësitë, aftesitë dhe kualifikimet) për çdo vend pune në administratën e Këshillit të Qarkut.
- Propozimin e rregullave të brendshme për administrimin efiçent të ambienteve të punes, pajisjeve dhe vlerave materiale (aktiveve).
- Bashkëpunim me Përgjegjësin e Financës për të bërë çdo vit inventarizimin e ambienteve të punës, pajisjeve dhe vlerave materiale (aktiveve).
- Ushtrimin e kontrolleve jo më rrallë se një herë në 6 muaj (periodike të planifikuar dhe të veçantë) për:
- Mbajtjen, rregjistrimin, inventarizimin, administrimin dhe arkivimin e cdo dokumenti të krijuar nga Këshilli i Qarkut ose të ardhur në adresë të tij.
- Hedhjen e të dhenave, përditesimin (update) dhe bërjes së kopjes rezervë (back up) të arkivit elektronik të Këshillit të Qarkut.
- Shpejtësinë e gjetjes dhe saktësinë e të dhënave/dokumentave, dhe mënyrën e shërbimit ndaj personave fizikë/juridikë.
- Masat për ruajtjen teknologjike të dokumenteve.
- Vendosjen e mjeteve mbrojtëse nga zjarri.
- Masat mbrojtese nga rrezet e diellit, pluhuri dhe nga dëmtuesit e tjerë fizikë e biologjikë.
- Të përgatise kërkesat për komisionin e prokurimeve me vlera të vogla, që lidhen me bazën e nevojshme materiale, për mirëmbajtjen/riparimin e godinës, pajisjeve kompiuterike, të automjeteve, pajisjeve kancelarike etj.
- Të ndjekë proçedurat për pajisjen çdo vit të automjeteve me kontratën e sigurimeve, taksën e rregjistrimit, taksën e aksit rrugor dhe akt-kolaudimin.
- Të ndjekë proçedurat e plotësimit të fletë-udhëtimeve të lëvizjeve me makinë, të cilat duhet të jenë të firmosura nga drejtuesi i automjetit si dhe nënpunësi udhëtues.
- Të bëjë çdo muaj ne prezence të drejtuesit të automjetit rakordimin e karburantit të shpenzuar, duke perdorur kilometrazhin dhe normen e shpenzimit per/100 km.
- Marrjen e masave paraprake për vendosjen në vënde të posacme të mjeteve të shuarjes së zjarrit (fikësa me ujë, gaz karbonik, me shkumë, tretaklorur karboni, gaz karbonik etj.)
- Hartimin e programeve dhe planeve për trajnimin e administratës në rastet e emergjencave civile.
- Kryerjen e kontrolleve për masat mbrojtëse dhe parandaluese dhe zbatimin e tyre
- Hartimin e planit mujor/vjetor si dhe të raportit vjetor të veprimtarise së drejtorisë që drejton.
- Kryerjen e çdo detyre tjetër të parashikuar në aktet ligjore dhe nënligjore ose të kërkuar nga Kryetari