Fieri renditet i treti në Shqipëri për nga rëndësia ekonomike. Ka një ekonomi të fuqishme dhe është qendra e Shqipërisë përsa i përket industrive të naftës, bitumit dhe bujqësisë. Fieri ka depozita të mëdha nafte dhe gazi natyral dhe prodhon afërsisht 2800 fuçi naftë për ditë, si dhe 5 milion m3 gaz natyral për vit. Burime të tjera natyrale përfshijnë rërën bituminoze, materialet inerte, dhe argjilën.
Bujqësia është një prej sektorëve më të rëndësishëm. Prodhohen sasi të konsiderueshme gruri, misri, ullinjsh, domatesh, patatesh, rrushi, mollësh, shalqinjsh dhe foragjeresh. Ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm shpezësh dhe gjëje të gjallë.
Sektorët kryesorë të ekonomisë së Fierit përfshijnë: