N J O F T I M
Për thirrje e mbledhjes së Këshillit të Qarkut Fier.
Në zbatim të Ligjit Nr. 139/2015,datë 17.12.2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar,neni 76,pika 5 dhe 6.
Ju njoftojmë se ditën e mërkurë datë 22.12.2021. ora 11:00, ne sallën e Këshillit të Qarkut, do të zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit të Qarkut Fier. Njoftoheni të merrni masa për respektimin e rregullave të autoriteteve shëndetësore ndaj Covid 19.
Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:
1-Miratimi i rendit të ditës.
2-Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit të Qarkut dt.12.07.2021.
3- Miratimi i Projekt-Vendimit “Per zvëndësimin e një anëtari në komisionin e verifikimit të mandateve në Këshillin e Qarkut Fier Znj.Lindita Buxheli”.
4- Miratimi i Projekt-Vendimit “Për mbarimin para kohe të mandatit të anëtarit të Këshillit të Bashkisë Fier përfaqësues në Këshillin e Qarkut Fier dhe zvëndësimin me një tjetër anëtar të Këshillit si përfaqësues në Këshillin e Qarkut Fier”.
5- Miratimi i Projekt-Vendimit “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës së Administratës së Këshillit të Qarkut Fier”.
6. Miratimi i Projekt-Vendimit “ Për ndryshimet në rregulloren e funksionimit të Administratës së Këshillit të Qarkut Fier”.
7- Miratimi i Projekt-Vendimit “Për miratimin e kufijve të pagave për funksionarët e zgjedhur e të emëruar,për nëpunësit civil dhe për punonjësit e administratës pranë Këshillit të Qarkut Fierpër vitin 2022 ”.
8- Miratimi i Projekt-Vendimit “Për miratimin e tarifave për shërbimet publike që realizohen në Këshillin e Qarkut Fier”.
9. Miratimi i Projekt-Vendimit “Për miratimin e buxhetit të Këshillit të Qarkut Fier për vitin 2022”.
10. Miratimi i Projekt-Vendimit “Për miratimin e dokumentit përfundimtar të programit buxhetor Afatmesëm 2021-2023 për Këshillin e Qarkut”
11- Miratimi i Projekt-Vendimit “Për miratimin e propozimit pranë komisionit qëndror të statusit “ Dëshmor i atdheut”për shpalljen dëshmor të ndjerin Ymer Kodhel Myrtaj”.
12- Miratimi i Projekt-Vendimit “Për miratimin e propozimit pranë komisionit qëndror të statusit “ Dëshmor i atdheut”për shpalljen dëshmor të ndjerin Rrapush Brahim Muskaj”.
13- Miratimi i Projekt-Vendimit “Për miratimin e propozimit pranë komisionit qëndror të statusit “ Dëshmor i atdheut”për shpalljen dëshmore të ndjerën Serie Tofik Brahimi(Veizaj)”.
14- Miratimi i Projekt-Vendimit “ Për miratimin e propozimit pranë komisionit qëndror të statusit “ Dëshmor i atdheut”për shpalljen dëshmor të ndjerin Ndini Tasi Gjoni”.
15- Miratimi i Projekt-Vendimit “Për miratimin e propozimit pranë komisionit qëndror të statusit “ Dëshmor i atdheut”për shpalljen dëshmor të ndjerin Petro Spiro Marini”.
16- Miratimi i Projekt-Vendimit “ Për miratimin e propozimit pranë komisionit qëndror të statusit “ Dëshmor i atdheut”për shpalljen dëshmor të ndjerin Vasil Goliku”.
17- Miratimi i Projekt-Vendimit “Për miratimin e propozimit pranë komisionit qëndror të statusit “ Dëshmor i atdheut”për shpalljen dëshmor të ndjerin Miti Goliku”.
18. Miratimin i Projekt-Vendimit “Për ti propozuar Këshillit të Ministrave dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për Z.Arqile Lipe”.
19. Miratimin i Projekt-Vendimit “Për ti propozuar Këshillit të Ministrave dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për Z.Todi Llupi”.
20. Miratimin i Projekt-Vendimit “ Për dhënien e titullit vendorë të nderit “ Nderi i Qarkut Fier’’ Grupit polifonik “ Gjergj Arjaniti ’’Mallakastër”.
21- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes.